Amnesia 2 e vërtetë

Amnesia 2 A Machine of Pigs

Producentët e Frictional Games dhe zhvilluesit e Techineseroom kanë njoftuar se Amnesia 2 është e vërtetë, duke i dhënë emrin Amnesia: A Machine of Pigs.

Loja horror mbijetesë, një nga më të frikshmet e historisë së lojërave horror e cila për momentirn gjendet në vend të 2-të pas Penumbra, është vendosur të dalë për PC në fund të vitit 2012.

Krijuesit e lojës po shpresojnë ta lansojnë atë para festës së Halloween, më 31 tetor. Versionet për Mac dhe Linux do të shfaqen, si gjithmonë, në data më të vonshme ose të paktën një deklarim zyrtar nuk është bërë ende.

Loja nuk është një vazhdim direkt, me pak fjalë, që ajo nuk vazhdon historinë e ndodhur në Amnesia. Ajo nuk përfshinë të njëjtit personazhe, por loja vendoset në të njëjtën histori alternative dhe në të njëjtin univers.

E vendosur në 1889, loja ndjek historinë e një industrialisti të pasur Oswald Mandus, i cili është rikthyer në shtëpi nga një ekspeditë katastrofale në Meksikë, e cila përfundoi në tragjedi.

I mbërthyer nga një grip shkatërrimtar, Mandurs është i përndjekur nga ëndrrat e një makine të errët derisa ai më në fund rikthehet në ndërgjegjen e tij. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign