Battlefield 1 falas përgjatë fundjavës në Xbox One dhe PC

3145348-rendition1.img-6

Një version falas i Battlefield 1 do të jetë i disponueshëm në Xbox One dhe kompjuterat personal këtë fundjavë lajmëroi Electronic Arts.

Në Xbox One përdoruesit mund të luajnë me një lojtar ose disa pa asnjë kufizim. Sakaq në kompjuterat personal oferta është më e limituar. Lojtarët përfitojnë vetëm dy harta me shumë lojtarë dhe vetëm një kapitul me një lojtar.

Për më tepër koha e luajtjes është gjithashtu e kufizuar në 10 orë. Kjo ofertë vijon në datat 3 dhe 5 Mars. I gjithë progresi i shënuar në lojë do të qëndrojë në llogarinë tuaj.

Ndërkaq PlayStation 4 ngelet jashtë festës. Gjithashtu Battlefield 1 është në skonto dhe mund ta blini momentalisht për 30 dollar. /GameWorld Albanian

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign