Devil May Cry 3: Dante’s Awakening

Devil May Cry 3 Dante's Awakening

Devil May Cry 3: Dante’s Awakening e lansuar në Japoni thjesht si Devil May Cry 3 është një lojë “kap dhe godit”, e zhvilluar dhe e publikuar nga Capcom. Kjo lojë u lansua për Play Station 2 në vitin 2005 dhe për kompjuterë në vitin 2006. Loja është një parantezë e Devil May Cry origjinale, dhe është loja e parë në historitë e serisë në linjë kronologjike.

Loja është e vendosur në kohët moderne në kullën e magjepsur të Tmen-ni-gru, dhe është e përqëndruar në marrëdhëniet e turbullta midis Dantes dhe vëllait të tij Vergil. Ngjarjet zhvillohen direkt pasi Dante hap agjensinë e tij të Devil May Cry.

Loja e Devil May Cry, ku lojtari përdor shpatë dhe pistoleta për të luftuar, konsiston në nivele të quajtura “misione”, në të cilat lojtari duhet të luftojë armiqë të shumtë, të kryej disa detyra dhe të zgjidhë enigma të ndryshme që të ecë në historinë e lojës.

Performansa e secilit mision varet nga nota që merr duke filluar nga më e ulta që është D dhe me rradhë duke u rritur në C, B, A dhe notat më të larta S dhe SS të cilat kanë kërkesa shumë të forta. Notat bazohen në kohën që nevojitet për të mbaruar misionin, sasinë e “topave të kuq” (valutave në lojë të cilat fitohen duke vrarë mostra), luftimi “stylish” (një linjë sulmesh të ndryshme të pandërprera dhe duke shmangur dëmtimin), përdorimi i sendeve dhe dëmtimi i marrë gjatë lojës.

Devil Trigger i lejon lojtarit të transformohet në formën e djallit. Kjo bënë që të ndryshojë pamja e tij, rritja e fuqisë së sulmit dhe mbrojtjes, shtimi i jetës dhe mundëson sulme speciale. Në lojë gjithashtu mund të zgjidhet dhe sistemi i luftimit, e cila mundësohet në fillim të lojës para se ajo të nisë.

Janë 6 mundësi zgjedhjesh: Trickster (shkathtësi dhe shpejtësi), Swordmaster (aftësi shtesë për shpatën dhe shpatat e tjera), Gunslinger (teknika më të shumta për pistoletat) dhe Royal Guard (mjeshtër në mbrojtje), Quicksilver (ngadalëson lëvizjet e armiqve duke mbajtur të tijën normale) dhe Doppelganger (e cila krijon një dopjo të tij që lufton përkrah Dantes).

Pas përfundimit të lojës herën e parë, lojtari mund të zgjedhë Virgjilin si protagonist, i cili lufton vetëm me shpatën e tij “Yamato Sword”, dhe ka vetëm një klip në fillim të lojës, kurse pjesa tjetër është e njëjtë me historinë kryesore. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign