F.E.A.R. Extraction Point

fear_extraction_point

F.E.A.R. Extraction Point është një paketë shtesë e versionit F.E.A.R., e publikuar nga Vivendi Universal dhe zhvilluar nga TimeGate Studios. Loja u lansua më 24 tetor 2006, për Microsoft Windows dhe kërkon lojën e plotë origjinale në mënyrë që të luhet.

Emri i lojës tregon qartë arsyen kryesore të saj dhe objektivin final të lojtarit të arrijë pikën e daljes dhe të largohet nga qyteti ku zhvillohet aventura. Extraction Point përfshinë armë të reja si dhe armiq të rinj, por jo edhe përmbajtje më shumë lojtarë (multiplayer).

Loja fillon aty ku kishte mbaruar versioni paraprak, por këtu shtohen armë të reja si një minigun, armë me laser dhe armë e rëndë tanku, disa armiq të rinj dhe vende të reja por që kanë disa ngjashmëri me të parën. Një karakteristikë e re e lojës është shkelmimi i dyerve si dhe shpërthimi me eksplozivë. Sekuencat e iluzioneve janë më të shpeshta dhe më shumë intesive, për dallim nga loja e parë.

Gjithashtu loja kërkon dhe parametra më të mira se F.E.A.R. por jo me një diferencë shumë të madhe nga ajo. (GameWorld Albanian))

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign