Far Cry 3 lansohet pas tre muajve

Far Cry 3

Edhe pse ishte planifikuar të dilte në treg më 4 shtator, Ubisoft ka njoftuar se do të shtyej datën e lansimit të Far Cry 3 për tre muaj. Lansimi zyrtar për lojën FPS në Amerikën e Veriut për të gjitha platformat, përfshirë PC, Xbox 360 dhe Play Station 3 është planifikuar të bëhet më 4 dhjetor 2012.

Ubisoft deklaron se loja do të dalë në treg në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë më 29 nëntor 2012. Më herët gjatë këtij viti, në YouTube ishte publikuar një trailer, ku thuhej se data e lansimit të lojës do të jetë 6 shtatori.

Para disa muajsh u shfaq edhe një tjetër video 5 minutëshe që tregonte disa aspekte të Far Cry 3, si p.sh. opsioni për shumë lojtarë (multiplayer). Duke u bazuar në këtë version, gazetari Shawn Knight, vuri në dukje ngjashmëritë midis Far Cry 3 dhe Battlefield apo Call of Duty, duke përmendur pikët e përvojës, nivelet, vrasjet, kamerën dhe bombardimin e tokës me përkrahje ajrore.

Edhe pse Far Cry 3 kishte disa elemente të lojërave tjera, ajo kishte dhe aspektet e veta unike. Shikoni videon multiplayer këtu. Ajo do të karakterizohet nga një modul bashkëpunimi me 4 lojtarë, jo fort ndryshe nga Left 4 Dead.

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign