Final Fantasy XII: Zodiac Age mbërrin në PlayStation 4 më 11 Korrik

ffxii-930x444

Vitin e kaluar morëm një version të ri të Final Fantasy. 2017 nuk do të jetë kaq bujare por akoma do të përfitojmë eksperiencën e disa prej momenteve më të mira të saj.

Gjatë një evenimenti dedikuar 30 vjetorit të lojës, Square Enix lajmëroi se Final Fantasy XII: Zodiac Age do të debutojë për Playstation 4 më 11 Korrik.

Final Fantasy XII është loja e parë e serive e cila ka beteja reale në vend të betejave të rastit. Edicioni Zodiac Age sjell grafikat HD në lojë dhe muzikë të re.

Natyrisht do të kemi veçori të reja me mundësinë për të përshpejtuar shpejtësinë e lojërave gjatë udhëtimeve.

“Trial Mode” do të vendosë lojtarët përballë 100 betejave të vështira. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign