GAME – Assassin’s Creed II

assassins-creed-2header

Assassin’s Creed II është një lojë historike aksion-aventurë në një botë të hapur dhe fshehtësi e zhvilluar nga Ubisoft Montreal dhe e publikuar nga Ubisoft për Play Station 3, Xbox 360 në 17 Nëntor, 2009 Microsoft Windows dhe Mac OS X në 4 Mars, 2010. Ajo është instalimi i dytë i serive të Assassin’s Creed dhe është vazhdimi i lojës së 2007 Assassin’s Creed.

Loja vendoset në shekullin e XXI, ku lojëtari kontrollon Desmond Miles i cili është duke u larguar nga Abstergo Industries me një punonjëse, Lucy Stillman.

Pasi largohet nga Abstergo, Desmond hyn në një pajisje e cila është me e zhvilluar se Animus, The Animus 2.0, e cila i shfaq memorjet e paraardhësit të tij Ezio Auditore da Firenze, i cili jetoi gjatë periudhës së Rilindjes (Renaissance) të shekullit të XV në Itali. Lojëtari kontrollon Ezion, i cili bëhet një Assassin pas vrasjes së babait dhe vëllait të tij nga një tradhëtar. Ndërsa kontrollon Ezion, lojëtari mund të eksplorojë botën e hapur të lojës që zhvillohet në Itali.

Loja, e cila merr pjesë në një botë të hapur, i jep mundësi lojëtarit të udhëtojë në disa vende si Venecia, Florence, Forli, San Gimignano dhe Tuscan. Lojtari nuk mund të notojë dhe pamja Eagle Vision mund të përdoret dhe ndërsa lojëtari ecën.

Një Leonardo da Vinçi i ri paraqitet në lojë, i cili krijon armë të reja për Ezion nga disa faqe të quajtura “Codex” të cilat Altair, i la për pasardhësit e tij t’i analizonin. Shumë personazhe të njohura të historisë italiane përfshihen në lojë ku përmendim: Leonardo da Vinci, Niccolò Machiavelli, Caterina Sforza, Lorenzo de’ Medici, familja Pazzi, and Papa Alexander VI.

Assassin’s Creed II ka gjeneruar shumë të ardhura dhe është shumë e vlerësuar si nga mënyra e lojës dhe nga bota në të cilën ajo zhvillohet. Loja ka marrë një vlerësim me notën 9.1 për Play Station 3 dhe Xbox 360 dhe 8.6 për PC. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign