GAME – ObsCure II

ObsCure II

ObsCure II është një lojë horror-mbijetesë e zhvilluar nga Hydravision Entertainment dhe e publikuar nga Playlogic për Microsoft Windows, Play Station 2 dhe Wii.

Loja është vazhdimi i ObsCure të vitit 2004, e cila lansua më 7 shtator, 2007 në Evropë dhe 25 mars, 2008 nën emrin e ObsCure: Aftermath në Amerikën e Veriut dhe më 12 qershor, 2008 në Australi. Versioni për PSP u lansua më 29 shtator, 2009.

Loja vendoset 2 vjet pas ngjarjeve të ObsCure, ku Shannon dhe Kenny tashmë janë të vendosur në Fallcreek University, ndërsa Stan punon si shpërndarës picash.

Stan dhe Kenny duhet të marin mjekime për të parandaluar efektet e bimës për të infekuar trupat e tyre, ndërsa Shannon ka qenë në gjendje t’i adaptohet ndryshimeve.

Ndërsa nis loja, një drogë e re krijohet nga një lule e çuditshme duke u përhapur me shpejtësi nëpër Universitet, dhe së shpejti një grup i vogël studentësh, së bashku me ata të mbijetuarit e Leafmore High, duhet të përballen me mutantë nga droga dhe të ndalojnë sa më shpejt përhapjen e virusit përpara se situata të bëhet më kritike se ç’është.

Si në numrin e parë, edhe në këtë version loja karakterizohet nga bashkëpunimi në grup, ku lojtari duhet të zgjedhë 2 karaktere për të ecur në historinë e saj.

Çdo personazh ka aftësitë e tij të veçanta, dhe në disa raste, për të kryer një mision të vetëm, lojtari duhet të bëjë një sërë ndryshimesh për të arritur objektivin final të tij. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign