Killzone 3

Killzone 3

Killzone 3 është një lojë e vetës së parë e vitit 2011 për Playstation 3, e krijuar nga Guerrilla Games dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment.

Është loja e katërt e serisë Killzone dhe e para që është prezantuar në 3D duke përdorur kontrollet më lëvizje të Playstation Move. U lançua në mbarë botën në shkurt të 2011-s.

Visari, lideri i Helghast nuk është më, gjithsesi lufta vazhdon. Forcat Helghast kanë nisur një seri kundërsulmi duke promovuar ISA për të lënë planetin Helghan.

Në të njëjtën kohë që batalionet e reja Helghan dalin me armë më të fuqishme, forcat e ISA e gjejnë veten ngushtë. Lojtarët e Killzone 3 duhet të mësojnë më shumë për armikun e tyre dhe të përdorin armë të reja për ta luftuar atë.

Loja i ngjan shumë Killzone 2 por me disa ndryshime të vogla. E ngjashme me Killzone, loja merr pjesë në ambjente të ndryshme ekstreme si në të ftohtin polar, xhunglat aliene, vende me rrezatim bërthamor si dhe vende të tjera në qytete të shkatërruara.

Një ndryshim tjetër është aftësia për të përdorur jet pack, të cilat u përfshinë gjithashtu në Killzone: Liberation, gjithsesi, këto jet pack përdoren në një mënyrë tjetër.

Loja ka gjithashtu një sistem lufte nga afër në të cilën përfshihen sulme me thika si dhe mundësia për të gjuajtur shumë armiq njëherësh e duke bërë kombinime. Është shtuar gjithashtu një armë e re e quajtur WASP, e cila është një raketë në formë spirale.

Killzone 3 mori vlerësime pozitive dhe shënoi 86.51% në GameRankings si dhe 84 nga 100 në Metacritic. Playstation Official Magazine i dha notën 9/10 duke vlerësuar mundësinë që ka loja për 3D. IGN i dha notën 8.5 duke vlerësuar atmosferën dhe grafikën. Loja ka shitur mbi 2 milionë kopje në të gjithë botën. (GameWorld Albanan)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign