LOJA – F.E.A.R.

fear

F.E.A.R. akronimi i (First Encounter Assault Recon) është një lojë horror e zhvilluar nga Monolith Production dhe e publikuar nga Vivendi Universal, dhe njëkohësisht është loja e parë e serisë së F.E.A.R. Loja u lansua me 18 tetor, 2005 për Microsoft Windows, Xbox 360 dhe Play Station 3.

Karakteristika kryesore e kësaj loje është opcioni i ndalimit të kohës (Slow-Mo) ose ndryshe koha e refleksit, e cila bën të mundur ndalimin e kohës të botës rrethuese, ku lojtari në atë moment të godasë kundërshtarët dhe të rris precizitetin e gjuatjes duke patur një shpejtësi normale të tij.

Gjatë lojës, lojtari merr armë të tilla, si pistoletw, shotgun dhe armë të tjera që bazohen në jetën reale, si dhe armë me rreze laserike.

Një nga karakteristikat, që e bën lojën të frikshme, është Alma, një vajzë e vogël fantazmë që tmerron këdo që e sheh. Alma është bazuar shumë në karakterin Samara, të filmit The Ring.

Një detaj tjetër që e bën këtë lojë akoma më të frikshme është dhe zërimi, një muzikë që të përfshinë e gjitha në lojë, dhe që ndryshon në mënyrë të menjëhershme në situata të caktura, si: shfaqja e Almës, një armiku të ri e të rrezikshwm apo një ngjarje drithëruese. (GameWorld.al)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign