Manhunt

manhunt_remixes

Manhunt është një lojë, bazuar në fshehtësi, horror-psikologjik e zhvilluar nga Rockstar Games. Loja doli në treg në 18 Nëntor 2003 për Play Station 2 dhe në 20 Prill 2004 për Xbox dhe PC.

Edhe pse është pritur goxha mirë nga kritikët, Manhunt krijoji një polemikë për shkak të dhunës grafike që lojtari bën gjatë lojës. Kjo bëri që loja të përjashtohej në shumë vende dhe e implikuar nga media në një vrasje, edhe pse ky implikim më vonë u refuzua nga policia.

Loja është e bazuar në prespektiven e vetës së tretë, ku konsiston në 20 nivele dhe 4 nivele bonus që mund të çlirohen.

Lojtari i mbijeton skenave duke i hequr nga zona armiqtë të quajtur “Hunters”, në disa raste me armë zjarri por në shumicën e rasteve me aftësi fshehtësie duke i ekzekutuar ata në mënyra shumë të dhunshme. Lojtari mer vlerësime në çdo fund niveli, fillimisht bazuar në mënyrën e tmerrshme të vrasjeve dhe pastaj në shpejtësine e mbarimit të secilit mision.

Loja e Manhunt ka marë vlerësime disi të mira dhe nga GameRankings mori vlerësimin 76.85% ndërsa nga Metacritic 76/100.

Loja është cilësuar si shumë e frikshme dhe drithëruese në disa raste pasi ka një horror-psikologjik shumë të fortë. GameSpot i dha notën 8.4 ndërsa IGN 8.5/10 dhe Game Informer i dha një vlerësim goxha të lartë prej 9.5/10. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign