Prince of Persia: Warrior Within

Prince of Persia Warrior Within

Prince of Persia: Warrior Within është një lojë aksion-aventurë e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft, e lansuar në treg me 2 dhjetor, 2004 për Xbox, Play Station 2, Game Cube dhe Mircosoft Windows dhe vazhdimi i Prince of Persia: The Sands of Time.

Loja nis aty ku Sands of Time mbaron, duke shtuar tipare të reja, specifika, dhe opsione të ndryshme gjatë luftimit. Princi tani ka aftësinë të mbajë 2 armë në të njëjtën kohë si dhe aftësinë për të rrëmbyer armët e kundërshtarit dhe t’i lëshoj ato.

Seria e dytë karakterizohet nga një specifikë e veçantë që është Udhëtimi në Kohë, e cila i jep mundësinë princit të shikojë vendin, që ndryshe quhet Ishulli i Kohës (The Island of Time), në të shkuarën dhe të tashmen.

Ndryshe nga loja e kaluar, Warrior Within ka një botë plotësisht jo-lineare, lojtari ndodh që disa herë mund të kthehet në të njëjtin vend nga drejtime të ndryshme, që mund të jenë në rrugë apo në kohë. Kjo gjë mundëson që nëse nje rrugë është e bllokuar në të shkuarën apo të tashmen, udhëtimi në kohë i jep mundësi atij ta kalojë këtë pengesë në rrugën e tij.

Në lojë poashtu përfshihen edhe vende sekrete, të cilat në rast se zbulohen i shtojnë jetën princit dhe zbulimi i të gjithave (9 gjithsejt) bënë që ai të marrë Shpatën e Ujit (Water Sword) e cila është arma kryesore për të mundur Dahaka-n, gardianin e kohës, dhe të çlirojë mbylljen origjinale të lojës.

Gjithashtu si çdo Prince of Persia dhe këtu përfshihet kontrolli i kohës, i cili është i kufizuar, dhe që i jep mundësi princit të kthejë kohën prapa dhe ta rinisë përsëri në atë pikë ku është kthyer. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign