Apogee Software ka njoftuar se Rise of the Triad do të rikthehet për PC këtë vit, e cila do t’i bëjë lojtarët pak nostalgjik të cilët kanë luajtur në periudhën e kësaj loje.
Rise of the Triad, për ata që nuk e njohin, është një lojë klasike, si Wolfenstein, FPS e cila arriti sukses në mesin e viteve ’90.
Disa mund të kujtojnë, Apogee është e njëjta kompani e cila solli lojën origjinale të ROTT, Duke Nukem 3D, Wolfenstein dhe tituj të tjerë.
Kah mesi i viteve ’90, kompania filloi të nxjerrë tituj nën markën e saj 3D Realms por përsëri vazhdoi të punonte me Apogee. Në vitin 2008, Apogee e rimori përsëri veten nën origjinën e saj dhe qëndron e gjallë, siç sugjerohet nga prania e tyre në Steam dhe dyqanit online.
Nuk ka shumë detaje për një datë të saktë lansimi, por sipas GameSpy, thuhet se loja do të dalë në fund të vitit.
Është e paqartë nëse loja do të jetë një përpunim i vazhduar, por sipas videos së saj duket se ajo është e vërtetë dhe nuk ka nevojë për përpunime tjera. (GameWorld Albanian)















