Silent Hill 2

Silent hill 2

Silent Hill 2 është një lojë horror-mbijetesë e publikuar nga Konami për Play Station 2 dhe e zhvilluar nga Team Silent. Ajo është seria e dytë e Silent Hill dhe doli në treg në shtator të vitit 2001; një version shtesë i lojës doli për Xbox në dhjetor të 2001 si Silent Hill 2: Restless Dreams në Amerikën e Veriut dhe Silent Hill 2: Inner Fears në Europë. Një version i Silent Hill 2 doli në treg për Microsoft Windows gjatë dhjetorit të 2002.

E vendosur në një realitet midis 2 dimensioneve të ndryshme të cilat janë të bazuara në lojën origjinale, Silent Hill 2 nuk është një vazhdim i Silent Hill 1. Loja vendos në qëndër të saj James Sunderland, i cili hyn në qytet pas marjes së një letre të shkruar nga gruaja e tij e vdekur, duke thënë se ajo është duke e pritur atë në “vendtakimin e tyre të zakonshëm” në Silent Hill. E shoqëruar nga Maria, e cila i ngjan shumë gruas së tij, ai kërkon për të dhe zbulon të vërtetën rreth vdekjes së saj. Brenda një muaji loja u shit në mëse 1 milion kopje, që shënoi rekord në shitje në tregun e Amerikës Veriore.

Objektivi kryesor i lojës është të udhëheqë lojtarin, James Sunderland, përmes qytetit të mbushur me mostra të Silent Hill gjatë kohës që ai kërkon për gruan e tij të vdekur. Pjesa më e madhe e lojës konsiston në udhëtimin rreth qytetit duke gjetur çelësa, harta, armë apo mjete të tjera për të ecur në historinë e saj. Loja, ashtu si versioni i kaluar, përfshinë dhe zgjidhjen e enigmave dhe vrasjen e mostrave. James shoqërohet gjatë gjithë kohës nga një radio e cila e alarmon atë kur ka armiqë afër.

Armiku kryesor i lojës është Pyramid Head (Kokë Piramida), i cili është një gardian i qytetit që është krijuar për të ndëshkuar atë që kalon vijën e ndaluar të tij, që në këtë rast është James. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign