SLENDER

slendergame

Slender është një lojë horror psikologjike e tipit indie, e lançuar në qershor të 2012 si një version beta për Microsoft Windows dhe OS X. Kjo lojë është bazuar në forumin e Something Awful, Slender Man.

Slender fillon me lojtarin në një pyll natën. Lojtari ka vetëm një dritë dore me bateri të cilat duhet t’i zëvendësojë. Ai shëtit midis 10 mjediseve të ndryshme përgjatë pyllit si makina, ndërtesa, pemë gjigande, tunele etj. Rrugët me baltë janë gjithashtu të pranishme, por lojtari është në gjendje të lëvizë në çdo drejtim dhe është i penguar vetëm nga gardhe të cilat mbyllin disa ambjente.

Qëllimi i lojës është të gjesh 8 fletë të fshehura në 8 nga 10 ambjentet në pyll, edhe pse të mbledhësh 8 faqet nuk përfundon lojën. Çdo faqe është një vizatim i Slender Man, i cili ju ndjek përgjatë pyllit. Sa herë që lojtari merr një fletë, ndjekja nga Slender Man bëhet më e shpejtë. Që nga versioni 0.9.4 lojtari zgjohet me ditë, para se të dalin titrat e fundit, duke hapur mundësinë e lojës ditën.

Slender Man është një figurë që ju ndjek përgjatë pyllit. I ngjan një njëriu të hollë, të gjatë, me krahë të gjata, i veshur me të zeza dhe me fytyrë të bardhë. Kur lojtari e vështron, në sfond fillon një muzikë. Sa herë që Slender Man afrohet, ekrani bëhet më i zi dhe lëkundet.

Loja u krijua nga Mark J. Hadley. Disa publikime e përmendën lojën si një afrim në horror aksion si lojra të tipit Resident Evil apo dhe Silent Hill. IGN e quajti Slender “Horror i vërtetë” me një ndikim të drejtpërdrejtë. Uebfaqja kryesore u prish pas një fluksi tepër të madh njerëzish, duke bërë që loja të shpërndahej në Reddit dhe MediaFire. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign