Super Mario Run mbërrin në iPhone dhe iPad

_92974846_8ba893fd-30ce-489e-a763-87bf46c9530f

Super Mario Run në iPhone dhe iPad tashmë është një realitet dhe shënon lojën e parë e cila është e bazuar në karakterin e famshëm të kompanisë.

Titulli më i ri vjen për të ndjekur hapat e lojës së suksesshme Pokemon Go të prezantuar po këtë vit. Nintendo zotëron vetëm një pjesë të aksioneve në kompaninë Pokemon ndërsa titulli është zhvilluar nga një palë e tretë.

Ekspertët parashikojnë se edhe loja e re, Super Mario Run, do të jetë po aq e suksesshme. Mario është një prej ikonave më të dashura të botës së lojërave dhe për këtë pritet të ketë një sukses të jashzakonshëm.

_92972955_0aed50ab-7786-4d7a-8acc-363231cd5b17

Për të luajtur lojën e plotë duhet të paguani një shumë fillestare e cila është goxha e lartë për një lojë por e paguani vetëm njëherë.

Super Mario Run ka po të njëjtin format të Super Mario Bros ku karakteri vrapon nga e djathta ose e majta duke bledhur monedha, kërcyer mbi pengesat dhe shkelur armiqtë. Versioni falas sillet si një demo dhe duke paguar 9.99 dollar mund të qaseni në të gjitha modalitetet e lojës si:

  • Turi Botëror – një histori e cila shtrihet në gjashtë botëra ku Mario duhet të udhëtojë për të shpëtuar princeshën
  • Toad Rally – një modalitet me shumë lojtarë ku të gjithë konkurojnë me sasinë e monedhave të grumbulluara dhe lëvizjeve të vështira për të mbledhur sa më shumë pikë.
  • Kingdom Builder – një modalitet krijimi ku lojtarët përdorin monedhat e grumbulluara për të ndërtuar objekte dhe dekorimet e disa prej tyre shkyçin bonuese si karaktere dhe përmbajtje shtesë

_92974684_92aac320-82c5-4cd7-8426-b2d51cf4682a

Aktualisht loja është e disponueshme vetëm në iOS por Nintendo ka premtuar se do të vijë edhe në Android “në të ardhmen.” Historikisht Nintendo i ka shmangur telefonët inteligjentë duke u përqendruar vetëm në harduerin e kompanisë.

Megjithatë shitjet e dobëta të konsolës Wii U dhe kërkesa në rënie për 3DS i shkaktoi kompanisë humbje të mëdha financiare duke e detyruar të ndryshojë taktikë. (PCWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign