The Darkness II

The Darkness II

The Darkness II është një lojë horror psikologjik FPS me disa karakteristika të vogla RPG e zhvilluar nga Digital Extremes dhe e publikuar nga 2K Games. Loja është vazhdimi i lojës së 2007, The Darkness.

Në fillim loja u vendos të shfaqej në 10 Korrik 2011 dhe më pas në 4 Tetor 2011 u shty akoma data e daljes, për t’u shfaqur më në fund me 7 Shkurt të vitit 2012 në Amerikën e Veriut dhe në 10 Shkurt 2012 në Europë dhe Australi, për Microsoft Windows, Play Station 3 dhe Xbox 360. Versioni për Mac OS X doli në 20 Prill të këtij viti.

Loja është pothuase e njëjtë me të kaluarën, vetëm se në këtë numër lojtari mund të kontrollojë krahët e Djallit dhe në të njëjtën kohë të sulmojë me armët e zjarrit.

Ndryshe nga numri i kaluar, lojtari kontrollon vetëm një Darkling, i cili është më shumë i përfshirë në historinë dhe shumë i dobishëm në disa situata. Lojtari përdor krahët e Djallit për të kapur armiqtë për ekzekutim, ose mjete të cilat ndodhen në lojë dhe t’i përdorë si mburojë apo t’i lëshojë ato armiqve.

Loja e The Darkness është vlerësuar shumë nga kritikët duke marë nota të larta ku GameRankings dhe Metacritic i dhanë përkatësisht 81.14% dhe 80/100. Official Xbox Magazine (SHBA dhe MB) i dha notën 9/10 lojës, duke thënë për historinë fantastike të horrorit e kombinuar me fuqitë e Errësirës dhe mënyrën e luftimit, ekzekutimet brutale dhe një version multiplayer i këndshëm. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign