The Witcher 2: Assassins of Kings

the-witcher-2

The Witcher 2: Assassins of Kings është vazhdimi i The Witcher, i zhvilluar nga CD Projekt RED dhe i shfaqur në 17 maj 2011. Ashtu si loja e parë, është bazuar në ngjarjet e serive të novelës The Witcher nga Andrzej Sapkowski, ku janë bazuar dhe të dyja pjesët.

Para se loja të shpallej zyrtarisht, u shfaq një video në 16 Shtator 2009. Sipas CD Projekt, videoja ishte bërë për publikues të fuqishëm dhe ishte krijuar para se të dilte. CD Projekt publikoi një material si kundërpërgjigje të kësaj shfaqjeje parakohe, por tha se përveç kësaj, ata “nuk kishin planifikuar ndonjë dalje për momentin”.

Loja vetë thuhej se do shfaqej me vonë dhe se ishte në zhvillim e sipër dhe njerëzit nuk duhen ta presin kaq shpejt lojën.

Loja u njoftua zyrtarisht në 24 mars 2010, me një numër artikujsh dhe shfaqje videosh. Në GameTrailers u prezantua një trailer 2 minuta dhe artikujt u shfaqën në anglisht, polonisht dhe rusisht. Versioni për PC doli në 17 maj 2011. Versioni për Xbox 360 doli në 17 prill 2012.

Historia e The Witcher 2 është bërë me qëllim që të jetë më pak e drejtë sesa loja e parë dhe supozohet të ketë një veçori me 3 histori totalisht të pavarura që çojnë në shumë funde të ndryshme.

The Witcher 2 është vendosur pak a shumë direkt pas të parit dhe vijon nga tentativa mbi jetën e Mbretit Foltest e cila ndodhi në skenën finale. Geralt duhet të përplaset përsëri me vrasësit misteriozë si shtriga, që duket se janë të lidhur me një karakter në insertimet si Kingslayer (Letho i Gulet-it).

Në trailer, Kingslayer-i shihet që po i flet Lorveth-it, një njeri që urren elfët. Kingslayer-i tregon një kokë, e cila sipas tij, i përkiste Mbretit Demawend të Aedirn-it dhe thotë se nëse Lorveth është gati ta ndihmojë, do të bien më shumë mbretër.

Elementë të tjera të historisë që janë treguar (por që nuk përkojnë me tre historitë e përmendura) janë levizjet e Foltest për të kapur kështjellën e rebels Baroness La Valette dhe “Tema kryesore e Geralt-it, në të cilën ai po kërkon për identitetin e tij”.

Loja ka marë kritika të mira duke marë notën 10/10 nga GameRadar dhe 9.5 nga Game Informer. Nga një nga Ueb faqet më të njohura, GameSpot, loja mori notën 9/10 dhe nga IGN po të njëjtën notë. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign