Tomb Raider: Underworld

Tomb Raider Underworld

Tomb Raider: Underworld ështe seria e tretë e trilogjisë së Tomb Raider nga Crystal Dynamics. Loja, ashtu si edhe seritë e kaluara, ka tiparet e një loje aksion-aventurë fshehtësi e cila është një vazhdim direkt i Tomb Raider: Legend.

Tomb Raider: Underworld është e para e cila lançohet për PlayStation 3 dhe është e zhvilluar nga Crystal Dynamics, Buzz Monkey Software, Nixxes Software, Santa Cruz Games dhe e publikuar nga Eidos Interactive. Ajo doli në treg, për herë të parë, në 18 nëntor 2008 për PlayStation 3 dhe PC.

Loja përgjithësisht ka marrë kritika pozitive për PS3, Xbox 360 dhe PC rreth ambjenteve, levizjeve akrobatike të Larës, historisë, enigmave, eksplorimit, grafikës dhe një lojë më pak lineare se të tjerat, edhe pse disa u fokusuan më shumë në lëvizjet e kamerës dhe sistemit të luftimit. Në 27 shkurt 2009 Eidos njoftoi se loja kishte shitur rreth 2.6 milionë kopje.

Ndryshe nga lojërat e kaluara, në këtë seri ambjenti i saj ofron më shumë mundësi për interaktivitet dhe bashkëveprim me persona të tjerë. Ashtu si në versionet e kaluara, edhe në këtë seri, bashkëveprimi i aksionit dhe luftimit me zgjidhjen e enigmave dhe mistereve nuk mungon.

Historia e lojës nis në shtëpinë e Larës, kur papritur ajo shpërthen, dhe më pas historia na dërgon një javë përpara në lojë, ku Lara po kërkon për Avalon, vendin mistik të Mbretit Artur, në të cilën shpreson të gjejë një shpjegim për zhdukjen e papritur të nënës së saj.

Loja ka kritika thuajse të mira, ku nga GameRankings mori një vlerësim 79% ndërsa nga Metacritic 80/100. Nga GameSpot mori vetëm notën 7. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign