Vdes në moshën 91 vjeçare babai i Pac-Man, Masaya Nakamura

_93868795_tv037604501

Themeluesi i kompanisë së video lojërave Bandai Namco e njohur për lojën e famshme Pac-Man, është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare lajmëroi kompania.

Masaya Nakamura themeloi Nakamura Manufacturing në 1956 i cili më vonë do të emërohej në Namco. Ai e filloi me dy kuajt elektrikë për të zbavitur vizitorët.

Ai njihet si babai i Pac-Man, një lojë e lançuar në 1980 nga Namco. Loja u zhvillua nag Toru Iwatani dhe në 2016 ajo u klasifikua si loja pasazh më popullore e të gjitha kohërave.

Nakamura shërbente si këshilltar në Bandai Namco deri në vdekjen e tij më 22 Janar. Ai u dekorua nga qeveria japoneze me Urdhrin “Dielli në Ngritje” në 2007 ndërsa në 2010-tën ai doli në Murin e Famës së Internation Video Game. (Gameworld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign