Vigil dëshironte që Darksiders të ishte lojë multiplayer

darksiders2
Është e vështirë ta paramendosh Darksiders si diçka tjetër, por thjeshtë si një lojë me një lojtar, por Haydn Dalton thotë se në të vërtetë Vigil kërkonte që Darksiders të ishtë një lojë me 4 lojtarë në mënyrë kooperative.
Në një intervistë me Incgamers, Dalton shpjegoi se pavarësisht kërkesës për elemente me shumë lojtarë, në të vërtetë ne nuk kishim shumë eksperiencë në konsolat dhe ishte një lloj plotësisht i ri për ne. Pra në vend që të rrezikonim ne zgjodhëm rrugën më të lehtë dhe u fokusuam në modulin me një lojtar. Kur në kërkuam nëse moduli i bashkëpunimit ishte ende diçka, grupi dëshironte përsëri, Dalton përgjigjet: “Sigurisht. Unë nuk mendoj se ka ndonjë këtu që pëlqen Darksiders dhe nuk pëlqen idenë e bërjes së shkatërrimit me tre shokë.”
Nëqoftë se moduli co-op do të shtohej në lojë, Dalton deklaron se enigmat e lojës do të ndryshonin shumë, pasi ne i dizenjuam ato nga prespektiva e një lojtari. Enigmat co-op do të ishin një sfidë plotësisht e re dhe e madhe për ne, dhe si do të funksiononin ato nëse lojtari vendos të luaj vetëm. Edhe pse Dalton dhe Vigil janë shumë të interesuar për një modul co-op, Darksiders 2 mbetet një lojë me një lojtar. (GameWorld Albanian)

SHPËRNDAJE

  • Facebook
  • Twitter
  • Myspace
  • Google Buzz
  • Reddit
  • Stumnleupon
  • Delicious
  • Digg
  • Technorati

Lëre një përgjigje

Slideshow by webdesign